çokollatë

Katrorë të lëngshëm me çokollatë (pa vezë)

Një recetë shumë e lehtë dhe mjaft e shijshme me çokollatë, e cila nuk kërkon shumë punë për ta përgatitur dhe është pa vezë.

Përbërësit për këtë recetë:

  • 145gr miell
  • 25gr kakao
  • Pluhur për pjekje (bakin)
  • ½ lugë çaji sodë për pjekje
  • 25gr vaj
  • 245gr qumësht bajamesh
  • 2 lugë çaji uthull
  • 150gr sheqer
  • 60gr çokollatë të grirë

Për lyerje:

  • 200gr çokollatë të zezë
  • Lajthi

Përgatitja:

Në një enë, hidheni miellin, kakaon, pluhurin për pjekje, sodën dhe përzieni mirë së bashku. Më pas shtoni sheqerin dhe përzieni përsëri mirë me tel kuzhine.

Në një bakall, shtoni qumështin, vajin, uthullën e bardhë dhe përzieni mirë me tel. Këtë përzierje e shtoni ngadalë në enën e parë me përbërësit e tjerë dhe e përzieni mirë ngadalë derisa masa të bëhet homogjene.

Më pas shtoni çokollatën e grirë dhe përzieni përsëri. Në një tepsi katrore me diametër 20cm me 20cm, derdheni masën e tortës dhe futeni për ta pjekur në një furrë të ngrohur paraprakisht në 180 gradë për 25 minuta.

Shkrijeni çokollatën në pak qumësht të nxehtë, hidhni pak lajthi të bluara në të dhe me të lyeni tortën sipër. Tortën priteni në katrorë të barabartë dhe shërbejeni për ta ngrënë. Ju bëftë mirë! /Pergatit.com

Procedura përmes fotografive: