Përgatitja e majonezit në shtëpi nuk ka qenë kurrë më e lehtë! Krejt çfarë ju duhet për ta përgatitur është një blender dhe disa minuta, do të bëhet shumë i shijshëm!
Përbërësit:
- 210ml vaj (preferohet i farave ose misrit)
- 1 vezë
- Kripë
- 1 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Vendosni vezën në gotën e blenderit, shtoni kripën, uthullën dhe lëngun e limonit. Shtoni vajin në fund dhe përzieni me blender për dy minuta. Dhe ja, u krye! Mbajeni në frigorifer, të mbyllur mirë në ndonjë kuti për 4 ditë.
Ju bëftë mirë! Shpërndajeni me të tjerët!