Hurma konsiderohet super ushqim. Ato ofrojnë aq shumë përfitime shëndetësore, sa që është e nevojshme që t’i hamë. Dhe fakti se janë të ëmbla dhe kanë shije shumë të mirë, i bën ato edhe më të mira. Nëse hani çdo ditë nga tri copë, trupi juaj do t’jua di për nder.
Ne stafi i Pergatit.com hamë shumë hurma dhe e dimë sa të mira janë për shëndetin, prandaj sot duam t’ju tregojmë të mirat shëndetësore të tyre dhe çfarë do i ndodh trupit tuaj nëse hani tri hurme çdo ditë.
Do të përmirësohen eshtrat
Sipas Julie Garden-Robinson, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Dakotas në SHBA, hurmat kanë boron, i cili përmirëson shëndetin e eshtrave. Një tjetër studim tregoi se mineralet e tilla si fosfori, magnezi, kalciumi dhe kaliumi, që gjenden në fruta të thata, forcojnë eshtrat dhe luftojnë sëmundjet si osteoporoza.
Do të përmirësohen zorrët
Siç u përmend edhe më lartë, hurmat janë të pasura me fibra dhe sistemi ynë tretës ka nevojë për fibra që të funksionojë siç duhet. Marrja e këtyre fibrave parandalon kapsllëkun dhe promovon lëvizje të rregullt në zorrë. Një studim i publikuar në Gazetën Britanike të Ushqimit, tregon se njerëzit që hanë rregullisht hurma kanë sistem tretës shumë më të mirë sesa ata që nuk hanë, transmeton Pergatit.com.
Ju ndihmojnë të përballeni me stresin dhe depresionin
Hurmat përmbajnë vitaminë B6, e cila është dëshmuar se ndihmon trupin të krijojë serotonin dhe norepinofrin, të cilat përmirësojnë shëndetin e trurit. Serotonini rregullon disponimin, përderisa norepinofrini lufton stresin. Për më tepër, ky studim tregoi se nivelet e ulëta të B6 janë të lidhura me depresionin. Sa më shumë vitaminë B6 që merrni, aq më mirë do të ndjeheni jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht.
Ju japin energji shtesë
Hurmat janë të pasura me fibra, kalium, magnez, vitamina dhe antioksidantë. Ato ofrojnë energji shtesë në trup falë sheqernave si fruktoza dhe glukoza. Për më tepër, sipas një studimi, hurmat jo vetëm që rrisin energjinë, por ju ndihmojnë ta riktheni shpejtë pasi ta humbni duke ushtruar ose bërë sport.
Mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës
Një studim tregoi se hurmat ulin nivelet e triglicerideve dhe largojnë stresin oksidativ, që të dy faktorë rreziku për sëmundje të zemrës. Për më tepër, ato janë shumë të pasura me kalium, sa që, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër.
Ulin rrezikun nga kanceri i zorrës
Hurmat mbrojnë sistemin tretës dhe zorrët nga bakteret e dëmshme, duke parandaluar përhapjen e tyre në zorrë. Një studim, i kryer nga Departamenti i Shkencave të Ushqimit, gjeti se njerëzit që konsumojnë rregullisht hurma rrisin nivelet e baktereve të mira në zorrë, të cilat na mbrojnë nga rritja e kancerit.
Ju ndihmojnë të humbni peshë
Hurmat mund t’ju ndihmojnë edhe të humbni peshë. Po, ato kanë fibra, por këto fibra ju bëjnë të ndjeheni të ngopur për më gjatë. Për më tepër, hurmat përmbajnë antioksidantë si antosianinë, fenoliks dhe kartoneide. Ato heqin nga trupi jonë të gjitha helmet, përmirësojnë tretjen dhe rrisin metabolizmin, i cili çon në humbje peshe. /Pergatit.com