Ju duhen vetëm pak përbërës për të përgatitur një ëmbëlsirë kaq të shijshme dhe të shpejt, është receta më e mirë që mund ta përgatitni me biskota.
Përbërësit për tortën:
- 250gr biskota katrore
- 180gr kikirik të pjekur të grimcuar
Për kremin:
- 720ml qumësht
- 3 vezë
- 250gr sheqer
- 70gr miell
- 80gr gjalpë
- 100gr çokollatë të zezë
- 100gr çokollatë të bardhë
Për lyerje sipër:
- 100gr çokollatë e zezë
- 50gr gjalpë
Për dekorim:
- 100gr kikirik të pjekur të grimcuar
- 20gr çokollatë të zezë
Përgatitja:
Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë 70gr miell, 360ml qumësht dhe e përziejmë masën me tel kuzhine. Më pas në një enë tjetër shtojmë 3 vezë, 250gr sheqer, i përziejmë me tel kuzhine dhe më pas këtë masë e shtojmë tek qumështi i tretur me miell.
Këtë masë e vendosim në tenxhere, më pas i shtojmë edhe 360ml qumësht dhe e përziejmë derisa të fitojmë një krem të trashë në temperaturë mesatare. Pasi të trashet masa në të shtojmë 80gr gjalpë (margarinë) dhe e përziejmë derisa të shkrihet mirë me kremin e fituar.
Marrim pastaj dy enë kuzhine, në njërën shtojmë 100gr çokollatë të zezë dhe në tjetrën shtojmë 100gr çokollatë të bardhë. Më pas gjysmën e kremit që e kemi përgatitur më parë e shtojmë tek çokollata e zezë dhe gjysmën tjetër tek çokollata e bardhë, duke i përzier me lugë derisa të shkrihen çokollatat.
Pasi kremi është gati marrim një tepsi katrore dhe shtrojmë një rend me biskota, i lyejmë sipër biskotat me kremin të cilin e kemi përzier me çokollatë të zezë, më pas sipër kremit shtojmë kikirik të pjekur të grimcuar dhe përsëri shtojmë sipër kikirikëve krem me çokollatë.
Më pas shtrojmë rendin e dytë të biskotave, i lyejmë përsëri sipër me kremin e çokollatës, shtojmë kikirik të pjekur të grimcuar dhe më pas sipër kikirikëve kremin që e kemi përzier me çokollatë të bardhë. Shtojmë pastaj sipër kremit rendin e tretë të biskotave dhe sipër i lyejmë biskotat me kremin me çokollatë të bardhë.
E shtrijmë kremin mirë me lugë, më pas shtojmë përsëri kikirik sipër kremit dhe pastaj përsëri krem të përzier me çokollatë të bardhë sipër kikirikëve. Në fund fare shtojmë dhe rendin e katërt të biskotave, më pas sipër e lyejmë ëmbëlsirën me 100gr çokollatë të zezë të shkrirë me 50gr gjalpë.
Ëmbëlsira duhet të qëndrojë për 6 orë në frigorifer, më pas kur ta largojmë nga frigorifer e lyejmë ëmbëlsirën anash me krem çokollate të cilin e kemi lënë pak për në fund, e dekorojmë me kikirik të grimcuar anash dhe sipër me 100gr çokollatë të shkrirë ashtu siç e dekoroni ëmbëlsirën me shllag.
Këshillë: Tepsia duhet të jetë me kallep, katrore dhe jo shumë e madhe!
Receta nga Cookist. Ju bëftë mirë!