Përbërësit: 500ml pana ose hopla, 1 shkop vanilje ose pika ekstrat vanilje, 7gr fleta xhelatinë, 50 deri 150gr sheqer, furta të sezonës (mjedra, manaferra).
Përgatitja: Së pari merreni xhelatinën dhe zhyteni në ujë të ftohtë, më pas lëreni ashtu derisa të zbutet për 10-15 minuta.
Më pas filloni ta zieni panën/hopllën, vaniljen dhe sheqerin në një enë. Mund të shtoni sheqerin gradualisht derisa të arrini ëmbëlsinë e dëshiruar. Përzieni vazhdimisht masën.
Pasi të nxehet krema dhe fillon te vlojë butësisht, largoni shkopin e vaniljes dhe ndaleni zjarrin. Nëse fleta e xhelatinës është e zbutur atëherë shtrydheni lehtësisht nga uji dhe shtojani panës duke e përzier mirë derisa të tretët.
Më pas derdhni masën në një enë të vogël, mbulojeni me kapak ose mbeshtjellëse kuzhine dhe lëreni të ftohet në frigorifer për disa orë mirë.
Është mirë ta mbuloni enën sepse nëse nuk e mbuloni atëherë mund t’ju marrin erëra të ushqimeve në frigorifer.
Për rezultatet më të mira, përgaditeni Panna Cottan një ditë më herët dhe lëreni në frigorifer gjatë tërë natës sepse bëhet më e mirë.
Panna Cotta shërbehet me salcë të frutave ose sipas dëshirës me fruta si mjedra apo manaferra. Ju bëftë mirë!