Përbërësit: 4 vezë, 8 lugë të gjellës sheqer, 5 lugë të gjellës miell, një pako pluhur për pjekje (pecivë), 1 lugë e gjellës kakao, 100gr arra.
Për dekorim: 500ml krem pana (hoplla), 150gr kokos, 200gr çokollatë me lajthi, 80ml qumësht.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët, 8 lugë të gjellës sheqer dhe i tundim me mikser. Më pas shtojmë 5 lugë të gjellës miell dhe i përziejmë me mikser ngadalë, një pako pluhur për pjekje, 1 lugë gjelle kakao e përziejmë mirë masën me mikser dhe më pas shtojmë 100gr arra.
Pasi masa të jetë gati, marrim një tepsi katrore me 20cm dhe shtrojmë letër kuzhine të lyer me gjalpë. Më pas masën e përgatitur e hedhim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 20 minuta.
Pasi të piqet torta e lëmë të ftohet, në ndërkohë përgatisim kremin për dekorim. Marrim 500ml krem pana e tundim me mikser, më pas shtojmë 150gr kokos e tundim përsëri me mikser dhe më pas e lyejm tortën sipër me të.
Në fund marrim një enë kuzhine, shtojmë 200gr çokollatë me lajthi, 80ml qumësht dhe i shkrijmë mbi avull. Më pas sipër kremit pana shtojmë çokollatën e shkrirë për dekorim dhe e lëmë 1 orë në frigorifer më pas e shërbejmë. Ju bëftë mirë!