Tatli e lehtë me kokos dhe çokollatë

Përbërësit: 2 vezë, 100gr sheqer, një pako sheqer vanilje, 100ml vaj (një gotë të çajit), 100ml qumësht (një gotë të çajit), 100gr kokos, 60gr copëza çokollate, 230gr miell, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 100gr çokollatë dhe 40ml qumësht për shkrirje, kokos për dekorim.

Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine, shtojmë 2 vezë, 100gr sheqer, një pako sheqer vanilje dhe i tundim mirë me tel kuzhine. Më pas shtojmë 100ml vaj, 100ml qumësht dhe e tundim përsëri mirë masën me tel kuzhine. Pastaj tek masa shtojmë 100gr kokos dhe e tundim përsëri masën mirë me tel kuzhine.

Më pas shtojmë 60gr copëza çokollate, 230gr miell nga pak duke e përzier masën me tel kuzhine, një pako pluhur për pjekje. I tundim mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine, deri sa të formojmë një masë homogjene, më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe miell.

Ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekje, në 200 gradë C për 25 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra, e presim në copëza katrore më pas sipër shtojmë një çokollatë të shkrirë në avull me 40ml qumësht. Çokollatën e shtrijmë mirë sipër ëmbëlsirës me anë të një luge, më pas sipër e dekorojmë me kokos.

Pasi e kemi përfunduar dekorimin me kokos, ëmbëlsira është e gatshme të shërbehet. Kjo është një ëmbëlsirë që nuk kërkon shumë kohë dhe bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!