Përbërësit: 2 vezë, 50gr sheqer (1 gotë sheqer), 160ml vaj (2 gota të çajit), 1 lugë e çajit sodë bikarbonate, 3 lugë kos, 500gr miell, 10gr pluhur për pjekje (pecivë), kokos për dekorim.
Për sherbetin: 500gr sheqer, 500ml ujë, 1 sheqer vanilje.
Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine dhe shtojmë 2 vezë, 50gr sheqer, më pas i përziejmë me tel kuzhine deri sa të tretet sheqeri. Pastaj tek masa shtojmë 160ml vaj ose 2 gota të çajit, një lugë të çajit sodë bikarbonate dhe 3 lugë jogurt i përziejmë së bashku në një enë më pas i shtojmë tek masa duke i përzier mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine.
Pasi e kemi përzier masën mirë, shtojmë 500gr miell, 10gr pluhur për pjekje dhe e përziejmë mirë masën e miellit dhe pluhurit për pjekje deri sa të treten mirë dhe më pas e ngjeshim brumin me duar deri sa të fitojmë një brumë të butë. Më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira, e lyejmë me vaj dhe e hedhim brumin në tepsi.
Brumin e ngjeshim mirë me duar, duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë ngadalë. Më pas e fusim në furrë për pjekje në 220 gradë për 20 minuta. Në ndërkohë e përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 500gr sheqer, 500ml ujë, një sheqer vanilje dhe e ziejmë për 5 minuta.
Pasi revanija të piqet e largojmë nga furra dhe e presim me thikë në formën që dëshirojmë, më pas revanis së ngrohtë ia hedhim sipër sherbetin e nxehtë dhe sipër i hedhim kokos për dekorim. Ju bëftë mirë!
https://www.youtube.com/watch?v=I1QJPFGrbSQ