Përbërësit:
- 4 vezë
- 1 gotë e ujit sheqer
- 1 gotë e ujit jogurt
- 1 gotë e ujit vaj
- 1 gotë e ujit grizë
- 3 filxhana të kafes turke miell
- 20gram pluhur për pjekje (baking powder)
- 2 sheqer vanilla
Sherbeti:
- 3 gota ujë
- 2 gota të ujit sheqer
Përgatitja:
Në një enë kuzhine përziejmë vezët me sheqer dhe sheqer vanille me mikser, për 5 deri 6 minuta derisa masa të dyfishohet. Më pas tek masa shtojmë jogurtin, vajin, grizën dhe i përzijemë përsëri mirë me mikser. Pasi ti kemi përzier këta përbërës në fund shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje.
E përzijemë masën edhe pak pasi ia kemi shtuar miellin dhe pluhurin për pjekje dhe më pas e lyejmë tepsin me gjalpë dhe e hedhim brumi ngadalë. Tepsia duhet të jetë 25cm me 20cm, revanin e pjekim në furrën e parangrohur më parë në 250 gradë C, pastaj ulet temperatura në 180 gradë dhe piqet revania për 25 deri 30 minuta.
Pasi të piqet revania fillojmë përgatitjen e sherbetit, në një enë kuzhine shtojmë ujin dhe sheqerin. E lëmë të vlojë në temperaturë mesatare dhe nga momenti që vlon e lëmë të zihet për 15 minuta. Revania duhet të jetë e ftohtë kurse sherbet i nxehtë, bëhet shumë e shijshme dhe e shpejt. Receta u përgatit nga zonja Benglise. Ju bëftë mirë!