mozarella

Si të bëni djathë Mozarella në shtëpi me tre përbërës

Kjo është receta super e lehtë e djathit Mozarella, të cilin mund ta përgatitni në shtëpi me vetëm tre përbërës.

Përbërësit:

  • 3.8L qumësht
  • ¼ tabletë Rennet (tabletë vegjetale për djathë)
  • Një lugë e gjysmë çaji Acid Citrik

Për ta përgatitur djathin Mozarella, veproni si më poshtë dhe befasoni mysafirët tuaj:

Shtoni ¼ filxhan ujë në një gotë plastike dhe ¼ tabletë Rennet. Thyejeni tabletën me lugë në ujë dhe përzieni mirë. Mbusheni tenxheren me 3.8L qumësht dhe shtoni një lugë e gjysmë Acid Citrik.

Temperaturën e lini në mesatare dhe e përzieni qumështin vazhdimisht derisa të arrijë temperaturën prej 35 gradë. Më pas shtoni ujin me Rennet dhe përzieni për 30 sekonda.

Largojeni nga temperatura dhe mbulojeni tenxheren për 20 minuta. Tani gjiza është gati. Hiqeni gjizën nga tenxherja dhe vendoseni në një enë.

Priteni gjizën me thikë në mes, siç e shihni në videon më poshtë dhe më pas shtoni ujë të vluar sipër. Ngjesheni gjizën mirë, formojeni një top me të dhe zgjateni duke e tërhequr nga anët e kundërta.

Më pas, djathit Mozarella jepjani formën që dëshironi. Ruajeni në qumësht ose në hirrën e tij. Ju bëftë mirë!

Kjo është videoja e përgatitjes: