Përbërësit:
- 2 vezë
- 300ml qumësht
- 1 gotë sheqer
- 1 lugë e mesme kripë
- 6 lugë gjelle vaj
- 1 lugë e gjellës maja buke
- Miell sipas nevojës
- Nutella për mbushje
Përgatitja:
Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë qumështin, e ngrohim pak në temperaturë të ulët. Qumështi të jetë i vakët jo shumë i nxehtë, më pas tek qumështi shtojmë vezët, sheqerin, vajin, kripën dhe i përzijemë me tel kuzhine derisa të shkrihet mirë sheqeri. Pastaj këtë masë e shtojmë tek mielli dhe e përzijemë mirë duke e formuar brumin.
Pasi brumi të jetë gati e lëmë të pushoj për 1 orë dhe pasi të ketë pushuar e marrim dhe i bëjmë format për kifle sipas dëshirës ose siç po e shihni në foto. Për mbushje mund të përdorin çfarëdo që keni dëshirë jo vetëm nutella, pasi i kemi bërë format i lëmë të pushojnë ashtu edhe për 30 minuta dhe pasi të kenë pushuar i lyejmë sipër me vezë.
Kiflet i pjekim në temperaturë 200 gradë C në furrën e parangrohur më parë drisa të marrin ngjyrë të artë dhe i shikoni se a janë pjekur mjaftueshëm. Me këtë masë del një tepsi e shporetit të rrymës dhe një tepsi më e vogël. Bëhen shumë të buta dhe të shijshme, receta u përgatit nga zonja Benglise. Ju bëfshin mirë!