Përbërësit:
- 2 gota ujë të vakët
- 1 lugë gjelle vaj
- 1 lugë e mesme kripë
- 8 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë gjelle uthull e sallatës
- 1 lugë gjelle maja buke
- miell sipas nevojës
Përgatitja:
Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë ujin, vajin, kripën, sheqerin, uthullen e sallates dhe i përziejmë mirë të gjithë këta përbërës me tel kuzhine. Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë miell dhe 1 lugë gjelle maja buke, e përziejmë miellin bashkë me maja buke dhe më pas tek mielli shtojmë masën e përgatitur më parë.
E përziejmë masën mirë derisa brumi nuk na ngjitet për duar dhe më pas e lëmë të dyfishohet për 1 orë. Pasi brumi të dyfishohet e hedhim në tavolinë të përmiellur dhe i bëjmë format për xhevrek, pasi i kemi bërë format i vendosim në tepsi dhe e lëmë brumin të pushojë edhe për 20 minuta të tjerë, më pas i lyejmë sipër me të verdhën e vezës dhe ju hedhim sipër fara susami.
Xhevrekët i pjekim në furrën e parangrohur më parë në 250 gradë C derisa të marrin ngjyrë të artë, bëhen shumë të shijshëm e të butë. Receta u përgatit me shumë dashuri nga zonja Benglise. Ju bëfshin mirë!