tortë me afion

Tortë me afion dhe puding vanilje

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 3 filxhana sheqer (filxhan i kafes)
  • 2 filxhana vaj
  • 3 filxhana qumësht
  • 6 filxhana miell
  • 2 pako sheqer vanilje
  • 2 pako pluhur për pjekje (baking powder)
  • 4 lugë të mesme afion (mak)

Përgatitja:

Në një enë kuzhine shtojmë vezët, sheqerin dhe i tundim mirë me mikser ose tel kuzhine derisa të rritet masa, pastaj tek vezët shtojmë vajin, qumështin dhe e përziejmë masën edhe për pak minuta. Tek masa më pas shtojmë miellin, sheqer vaniljen, pluhurin për pjekje dhe afionin. E përziejmë masën mirë dhe pastaj e shtojmë në tepsi me dimensione 30cm me 40cm.

Tortën e pjekim në furrën e parangrohur më parë në 180 gradë C për 20 minuta, por e shikoni vazhdimisht që torta të mos ju digjet. Pasi të piqet torta e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë që të ftohet dhe më pas fillojmë përgatitjen e pudingut.

Përbërësit për puding:

  • 1 litër qumësht
  • 2 puding vanilje
  • 3 lugë nisheste
  • 5 lugë gjelle sheqer ose sipas shijes tuaj
  • Pak afion

Përgatitja e pudingut:

Fillimisht shtojmë qumështin në një enë kuzhine dhe e lëmë në temperaturë mesatare derisa të vlojë, më pas e tretim pudingun e vaniljes me pak ujë, me sheqer, pak afion dhe e shtojmë tek qumështi që vlonë, më pas tretim edhe nishesten me pak ujë dhe e shtojmë tek qumështi duke e përzier vazhdimisht derisa të bëhet një krem i trashë.

E lyejmë tortën sipër me të duke e shtrirë mirë me lugë, e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 1 orë dhe më pas e shërbejmë. Tortë shumë e shijshme dhe e shpejt, receta u përgatit nga zonja Benglise. Ju bëftë mirë!