revani

Revani me sherbet

Përbërësit:

  • 8 vezë
  • 8 lugë gjelle sheqer
  • 10 lugë gjelle miell
  • 1 pluhur për pjekje (baking powder)
  • 1 pako sheqer vanilje

Për sherbetin:

  • 500 gram sheqer
  • 1 liter ujë

Përgatitja e revanis:

Në një enë kuzhine shtojmë fillimisht vezët dhe sheqerin, i përziejmë 25 minuta me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj tek kjo masë shtojmë miellin dhe e përziejmë masën me shpejtësi më të ulët të mikserit dhe krejt në fund shtojmë sheqer vaniljen dhe pluhurin për pjekje, duke e përzier masën edhe për 2 minuta të tjerë.

Masën e shtojmë në tepsi me dimensione 20cm me 30cm në furrën e parangrohur më parë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 20 deri 25 minuta. Pasi të piqet revania e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë që të ftohet, më pas fillojmë përgatitjen e sherbetit.

Në një enë kuzhine shtojmë 1 litër ujë dhe 500 gram sheqer, e lëmë derisa të merr valë sherbeti dhe kur të merr valë e ziejmë edhe për 15 minuta të tjera dhe më pas ia hedhim revanis sipër. Revanin e presim në format që dëshirojmë, e lëmë të ftohet për pak dhe më pas e shërbejmë. Receta u përgatit nga zonja Benglise. Ju bëftë mirë!