Përbërësit: 5 vezë, 2 gota sheqer, 2 gota qumësht, 1 pako sheqer vanilje, 250gr gjalpë (margarinë), 2 gota miell gruri, 15gr pluhur për pjekje (pecivë), 500gr nisheste. Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 5 vezë, 2 gota të ujit sheqer dhe i përziejmë mirë vezët me sheqerin për 10 minuta. Më pas tek masa shtojmë 2 gota të ujit qumësht, një pako sheqer vanilje, 250gr gjalpë të shkrirë dhe prapë e përziejmë masën me mikser edhe për 1 minutë.
Pastaj tek masa shtojmë 2 gota të ujit miell gruri, 15gr pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën me tel kuzhine ashtu siç e shikoni në video. Më pas shtojmë 500gr nisheste duke e shtuar gradualisht me një lugë gjellë dhe duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine. Këtë masë më pas e hedhim në tepsi rrumbullake të lyer me gjalpë.
Furra duhet të jetë e nxehur në temperaturë 180 gradë C, e fusim revanin në furrë dhe e pjekim për 25 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet më pas e presim në copëza ashtu siç dëshirojmë dhe e shërbejmë. Përgatitet shumë lehtë dhe bëhet shumë e shijshme, ashtu siç e kanë përgatitur gjyshet tona më parë. Ju bëftë mirë!