Përbërësit për pandispanjen:
6 vezë, 6 lugë sheqer, 3 lugë arra të bluara, 4 lugë miell, lëvore limoni.
Përbërësit për lyerje:
Ajkë e ëmbël e tundur ose 200gr arra të bluara, 200gr sheqer, pak qumësht.
Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer në marengë të dendur. Shtohen arrat, mielli, lëvorja e limonit dhe të gjitha përzihen me lugë. Derdhet në tepsi të shtruar me letër dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur.
Ndërkohë 2dcl ujë me 200gr sheqer vlohen për 10 minuta. Në këtë masë hidhen arrat, përzihen mirë dhe me këtë masë lyhet korja e pjekur e cila mbështillet në roladë. Pasi të ftohet mirë, mbi i hidhet sheqer pluhur dhe arra përsëri pastaj pritet në pjesë afro 2 centimetra trashësie.
Ju bëftë mirë!