Rolladë shumë e shijshme dhe me pak përbërës, speciale kur keni mysafirë të papritur sepse përgatitet në çast. Duhet ta provoni!
Përbërësit për rolladë janë:
- 400gr biskota petit beure
- 200ml hopla e ëmbël
- 100ml qumësht
- 100gr çokollatë e bardhë
- 100gr fëstëk
- 100gr arra
- 100gr lajthia
- 3 lugë të gjelles kakao
- 30gr margarinë ose butter
Përgatitja:
Fillimisht i bluajm biskotat ose i ndajmë në copa të vogla dhe më pas i hedhim në një enë të thellë. Gjithaashtu tek biskotat shtojmë dhe fëstëkët, arrat, lajthiat të cilat i kemi bluar ose grimcuar paraprakisht.
Në një enë tjetër kuzhine shtojmë qumështin, çokollatën, 3 lugë të gjellës kakao, margarinën dhe i lëmë që të vlojnë në temperaturë mesatare. Pastaj këtë masë ua hedhim sipër biskotave të cilat i kemi vendosur në një enë së bashku me fëstëkun, arrat dhe lajthiat.
I përziejmë mirë biskotat me këtë masë dhe më pas i vendosim në letër plasmasi duke i dhënë formen e rrumbullakët ose formën e roles. Pasi rollada të jetë gati, e vendosim në frigorifer dhe e lëmë të qëndrojë për një natë ose në ngrirje të thellë për 3-4 orë.
Pasi të ketë qëndruar në ftohje e presim në copëza të vogla siç e shikoni në foto. E dekorojmë sipër me çokollatë të zezë të shkrirë, me çokollatë të bardhë të shkrirë dhe më pas me fëstëk dhe arra. Një rolladë shumë e lehtë në përgatitje dhe e shijshme. Receta u përgatit nga zonja Arbenita.
Ju bëftë mirë!