Përbërësit për muffins:
- 2 vezë
- 100gr sheqer
- 75gr margarinë e shkrirë( butter)
- 100ml qumësht
- 200gr miell
- ½ pluhur për pjekurina
- 1 sheqer vanilje
- qershia të ngrira ose reçel qershie
Përgatitja:
Në një enë kuzhine shtojmë së pari 2 vezë, 100gr sheqer dhe i përziejmë për 10 minuta me mikser. Më pas tek kjo masë shtojmë 75gr margarinë të shkrirë, 100ml qumësht në temperaturë dhome dhe e përziejmë masën edhe për 2 minuta me mikser.
Pastaj shtojmë 200gr miell, ½ pluhur për pjekurina, një sheqer vanilje për aromë më të mirë dhe përsëri e përziejmë masën me mikser ose me tel kuzhine për 10 minuta. Pasi brumi për muffinsa është gati, marrim format për muffinsa (letrat) dhe i mbushim me masën e përgatitur.
Format i mbushim në masë mesatare, jo ti mbushim shumë dhe sipër ju shtojmë qershia nëse keni në frizë të ngrira ose reçel qershie. Pasi i mbushim i rendisim në tepsi ose paraprakisht format i rendisim në tepsi dhe më pas i fusim në furrë për pjekje të cilën e kemi ngrohur paraprakisht.
I pjekim në temperaturë 180 gradë C për 15 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe i lëmë për pak minuta që të ftohen më pas i shërbejmë. Bëhen shumë të shijshëm e të butë dhe përgatiten në pak minuta. Receta u përgatit me shumë dashuri nga zonja Arbenita. Ju bëfshin mirë!