Rubini i kuq, bima shqiptare që ulë tensionin e lartë

Rubini i kuq që e gjejmë kudo në Shqipëri ulë presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e dëmshëm në trup “LDL”, ruan zemrën dhe enët e gjakut nga dëmtimet… Rubini i kuq është bima që në Shqipëri e gjejmë kudo; oborre, kopshte, në rrugë, por edhe në farmaci apo dyqane bimore, kundrejt një kostoje të lirë.

Por mbase nuk e dini se pranë shtëpisë suaj, po përbuzni një ilaç natyral për tensionin e lartë dhe sistemin kardiovaskular.

Jo më kot, rubini i kuq është quajtur “bima e gjakut”. Në anglisht thirret Roselle. Emri shkencor: Hibiscus sabdariffa L. Familja: Malvaceae. Lartësia e bimës arrin nga 1 deri 1.5 m. Kërcelli është me ngjyrë të kuqe ose jeshile. Lulet i ka të veçanta. Ngjyra e luleve varet sipas llojit të bimës (e kuqe dhe e bardhë).

Ajo që përdoret dhe që është më e njohur janë lulet me ngjyrë të kuqe. Frutet i ka të rrumbullakëta dhe me ngjyrë kafe. Hibiscus sabdariffa është e dobishme në verë dhe në dimër, e preferuar në të gjithë botën, dhe NUK përmban kafeinë.

Pjesa e bimës që përdoret në mjekësi janë lulet e saj. Përmbajtjet kryesore të rubinit të kuq Hibiscus sabdariffa është e pasur me acide bimore si: Acid-citric, Acid-tartarik, Acid-laktoni. Përmban gjithashtu komponentët kimik Anthocyanin dhe Quercetin.

Është e pasur me energji, Karbohidrate, Fibra, Proteina, Vitaminat: A1, B1, B2, B3, C, Kalcium, hekur, Magnesium, fosfor, Potassium, Sodium, etj. Hibiscus sabdariffa quhet ndryshe edhe Rubini i Kuq për shkak të dobive të tij të shumta shëndetësore. Ai është i njohur në të gjithë botën. Ka ngjyrë të kuqe dhe shije të athët. Përdoret si pije dhe si çaj.

BIMA E GJAKUT QË ULË TENSIONIN E LARTË

Rubini i kuq ul presionin e lartë të gjakut tek të rriturit. Ul kolesterolin e dëmshëm në trup “LDL” dhe ruan zemrën dhe enët e gjakut nga dëmtimet. Kuron diabetin, pakëson yndyrat në gjak.

Ruan mëlçinë: Anti-oksidet që përmban Hibiscus Sabdariffa ndihmojnë shumë në kurimin e sëmundjeve të mëlçisë dhe pastrimin e saj nga viruset e ndryshme.
Rubini i kuq shitet në paketime të vogla dhe të mëdha si të lëngjeve të frutave, gjithashtu mund ta mblidhni vetë.

Pjesët e ngrënshme të kësaj bime, që ngjajnë si sytha të kuq e të tharë, përdoren për përgatitjen e çajit. Ato janë të pasura me kalcium, niacinë, riboflavinë, vitaminë C dhe hekur dhe siç e theksuam, pija e rubinit të kuq nuk përmban kafeinë, gjë që e bën ideale për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Kjo u zbulua gjatë një studimi që përfshiu 70 njerëz që vuanin nga tensioni i lartë. Gjysma e pjesëmarrësve pinin çaj rubini një herë në ditë, ndërsa gjysma pinin ilaçe kundër tensionit dy herë në ditë.

Pas një muaji, 79% e atyre që kishin pirë çaj panë se tensioni i gjakut ishte ulur me 10 pikë. 84% e atyre që kishin pirë ilaçe vunë re të njëjtën gjë. Kjo, ngaqë rubini i kuq është një antioksidant dhe parandalon oksidimin e lipo-proteinave, që rriten përtej normales dhe shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut.

*Çaji i rubinit të kuq mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë. Kur është i ftohtë arrin të shuajë etjen në mënyrë efikase. Rekomandohet si një alternativë e shëndetshme e pijeve për atletët dhe sportistët. *Çaji i rubinit të kuq ka aftësinë të qetësojë dhe freskojë trupin, duke përshpejtuar nxjerrjen e sekrecioneve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi ndaj është përdorur gjithnjë në dieta dhe në mjekësinë popullore.

NDIHMON ME HUMBJEN NË PESHË

Disa njerëz e pinë çajin e rubinit të kuq për të rënë në peshë. Trupi prodhon një enzimë e njohur si amylase që shpërbën sheqernat komplekse në ushqim. Kur dikush konsumon ushqime të pasura me karbohidrate, atëherë gjasat për shtimin në peshë janë të larta.

Rubini i kuq përmban një substancë që parandalon prodhimin e enzimës së lartpërmendur. Nëse dikush konsumon rregullisht çaj rubini atëherë parandalon përthithjen e tepërt të karbohidrateve dhe rrjedhimisht nuk shton në peshë.

KUNDËR KOLLËS DHE TË FTOHTIT

Sipas ekspertëve, lulet e freskëta të rubinit të kuq përmbajnë 6.7 mg acid askorbik, një formë e vitaminës C që është një nga ushqyesit më të nevojshëm të organizmit.

Rubini i kuq njihet që lufton inflamacionin dhe bakteret, madje shpesh përdoret kundër të ftohtit dhe kollës. Duke qenë se ka efekt qetësues, çaji i rubinit të kuq është efikas në uljen e problemeve të shkaktuara nga temperatura e lartë.

DOBITË SHËNDETËSORE TË RUBINIT TË KUQ

  • – Rregullues i presionit të gjakut. Ul presionin e lartë të gjakut tek të rriturit.
  • – Ul kolesterolin e dëmshëm në trup “LDL” Ruan zemrën dhe enët e gjakut nga dëmtimet.
  • – Kuron diabetin, pakëson yndyrat në gjak.
  • – Ruan mëlçinë. Anti-oksidet që përmban Hibiscus Sabdariffa ndihmojnë shumë në kurimin e sëmundjeve të mëlçisë dhe pastrimin e saj nga viruset e ndryshme.
  • – Anti-bakterial dhe anti-infeksion. Acidet bimore që përmban Hibiscus Sabdariffa ndihmojnë shumë imunetin për luftimin e mikrobeve të ndryshme.
  • – Luftues i kancereve të ndryshme. Hibiscus Sabdariffa përmban Acid-alcavic i cili ka aftësi të larta kundër tumoreve.
  • – Anti-stres dhe qetësues nervor. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të Hibiscus Sabdariffa e bëjnë atë shumë të dobishme për të sëmurët me depression.
  • – Dhimbjet e menstruacioneve. Hibiscus Sabdariffa është zgjerues i enëvë të gjakut dhe përmisues i punëve të tyre.
  • – Ndimon për uljen në peshë. Hibiscus Sabdariffa është tretës i yndyrave. Kufizon prodhimin e amylase e cila ndihmon në absorbimin e karbohidrateve dhe niseshtesë.
  • – Përmirëson tretjen. Rregullon lëvizjen e zorrëve, ndihmon aparatin tretës dhe mbron nga kanceri i zorrës së trashë.
  • – Kuron disa gjendje të turbekulozit.