Mos e lini pa e blerë këtë çaj, shëron shumë probleme

Mjekët popullorë e lavderojnë sherebelen duke e konsideruar si një nga bimët më shëruese në botë dhe duke e kategorizuar si një ndër ilaçet më të mira.

Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) që nga lashësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje. Çaji i përfituar nga zierja e bimës përdoret për pastrimin e gjakut dhe kundër djersitjes gjatë natës.

Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikerpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktoje nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.

Caji i sherebeles me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një solucion shumë i mirë për gargara, për bajamet e inflamuara dhe grykët e skuqura. Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.

Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kunder gjakderdhjes dhe inflamacioneve. Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbezimit të mishit të dhëmbeve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarrese së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut. Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore.

Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës. Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.

Bima e sherebeles është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë.

Këshillohet të pihen dy gota prej këtij çaji. Bari i sherebeles është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bënë uljen e menjëhershme të temperaturës edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të sherebeles, lëngu i përfituar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

Sherebela lufton tuberkulozin

Çaji i sherebeles shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi.

Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebeles çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes.

Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit.

Dobitë e Çajit Sherebela: Përdoret kundër stresit, Për qetsimin e trurit, Qetsimin e sistemin nervor, Për forcimin e kujtesës, Rregullon tretjen në stomak, Kundër djersitjes, Rregullon menstruacionet (menopauzen), Ndalon rënjen e flokëve (duke larë flokët), Për ftofje(laringitit, bronkitit, bajameve).

Përdorimi: Merren tre gota ujë (300ml) dhe hudhen në një enë për tu zier, pastai merret një lugë gjelle nga çaj sherebela dhe hudhen në enën me ujë dhe lihet të zihet për 3 minuta, pasi të përfundoi kjo procedur lihet të ftohet 20 minuta dhe kullohet dhe pihet në darkë.

Kujdes: Gratë shtatzane dhe ato që ushqejnë foshnjet me gji nuk duhet të përdorin cajin e sherebeles pasi mund të ndikojë në uljen e prodhimit të qumështit të gjirit.