Sallata e mbrëmjes që ulë tensionin e lartë

Mos-aktiviteti fizik, dieta e dobët dhe stresi janë një nga faktorët më të zakonshëm që rrisin rrezikun e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut. Për të rregulluar këtë gjendje është e rëndësishme që të përfshini shumë ushqime të pasura me vlera ushqyese në dietën tuaj.

Sot ne do ju prezantojmë me një recetë që këshillohet të konsumohet në mbrëmje pse jo. Ajo do ju ndihmojë që të rregulloni kolesterolin dhe do të ulë presionin e lartë të gjakut.

Kjo sallatë ka dy përbërës kryesor: Hudhra dhe Kastraveca

Hudhra e papërpunuar është shumë e mirë për të trajtuar sëmundje të tilla si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, sëmundjet koronare të zemrës, sulmet në zemër, arterioskleroza, etj.

Hudhra është e pasur me allicin, përbërës që ul presionin e gjakut dhe ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut.

Kastravecat janë të pasura me ujë, kalium, magnez dhe fibër. Fibrat rregullojnë presionin e gjakut, ulin kolesterolin dhe stimulojnë humbjen e peshës. Kaliumi balancon sasinë e natriumit në qeliza, të cilat mund të çojnë në aterosklerozë.

Kjo është receta

Përbërësit: 1 kastravec, 3 thelpi hudhra, ½ lugë gjelle me uthull molle, 2 lugë gjelle me ujë.

Përgatitja: Lani kastravecat mirë dhe i prisni ato në kubikë të vegjël. Vendosini në një tas, sipër u shtoni hudhrat e shtypura. Më pas shtoni uthullën dhe ujin, sipër mund ti shtoni edhe disa gjethe nenexhik. Konsumojeni këtë sallatë shëruese më shpesh dhe përmirësoni shëndetin tuaj kardiovaskular./pergatit.com