Përbërësit: 1 vezë, 1 gotë të çajit sheqer pluhur, 1 gotë të çajit vaj, 125gr gjalpë, 3 lugë të gjellës kakao, 3 gota të ujit miell, 1 pako pluhur për pjekje, kokos, fistëk për dekorim.
Për sherbetin: 1 gotë të ujit ujë, 1 gotë të ujit sheqer, 3 lugë të gjellës kakao.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë 1 vezë, 1 gotë të çajit sheqer pluhur, 1 gotë të çajit vaj dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine ose mikser për pak minuta deri sa të treten përbërësit, më pas tek masa shtojmë 125gr gjalpë të shkrirë, 3 lugë të gjellës kakao dhe përsëri e përzjemë mirë për pak minuta masën me tel kuzhine.
Pasi e kemi përzier masën mirë, shtojmë 3 gota të ujit miell, 1 pako pluhur për pjekje dhe më pas e përziejmë masën mirë me lugë deri sa të fitojmë një brumë të butë. Pasi brumi është gati, marrim dhe formojmë toptha të vegjël me dorë ashtu siç i shikoni në foto dhe i rendisim më pas në tepsi të lyer me vaj.
Kështu vazhdojmë deri sa ta mbarojmë të gjithë brumi, pasi i kemi renditur në tepsi i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë C për 30 minuta por i shikojmë vazhdimisht që të mos na digjen. Në ndërkohë përgatisim sherbetin, në një enë shtojmë 1 gotë ujë, 1 gotë sheqer, 3 lugë të gjellës kakao dhe e ziejmë për 15 minuta.
Pasi të piqen ëmbëlsirat i largojmë nga furra i lëmë të ftohen për pak, më pas shtojmë sherbetin e ngrohtë por jo duke vluar. Sipër i dekorojmë me kokos ose fistëk sipas shijes, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Hulya. Ju bëfshin mirë!