A e dini që nuk duhet t’i thani rrobat brenda shtëpisë tuaj? Avullimi nga rrobat mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Një burrë nga Bolton, Craig Mather (43 vjeç) i cili i thau rrobat brenda shtëpisë për një kohë të gjatë, pati infeksion të mushkërive. Ai pati probleme serioze të mushkërive dhe mori për një kohë të gjatë barna specifike për të luftuar infeksionet fungale.
Mjeku i tha se gjendja mund të bëhej më keq dhe se ai duhet të ndalte tharjen e rrobave në shtëpi. Prandaj, Mather e ndaloi këtë zakon për 12 muaj duke vënë re një përmirësim të dukshëm në shëndet.
Përvoja e këtij njeriu është vetëm një nga shumë shembuj. Ekspertët paralajmërojnë se tharja e rrobave në shtëpi mund të sjellë rreziqe serioze shëndetësore për shkak të lagështisë që mbajnë rrobat.
Një grumbull rrobash të lagura përmban rreth dy litra ujë, që qëndron i tëri brenda shtëpisë. /pergatit.com