Përbërësit për petën: 7 vezë, 150gr sheqer, 100gr gjalpë, 80gr miell, 100gr kokos, 2 lugë kakao, 2 lugë reçel të kumbullave (lugë gjelle), 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Filli me çokollatë: ½ litër qumësht, 1 puding të çokollatës, 2 lugë miell, 5 lugë sheqer, 150gr gjalpë (margarinë), 100gr çokollatë, 2 lugë ajkë të ëmbël, 2 sheqer vanile.
Filli me djathë dhe kokos: ½ litër ajkë e ëmbël (hopla), 70gr kokos, 250gr maskarpone, 10 copa rafaello çokollata, 50gr lajthi.
Filli tretë: 1 gotë ajkë e ëmbël, 1 pako sheqer vanile, 150gr çokollatë, koret zbuten me 1 gotë qumësht të kokos, një sheqer vanile.
Përgatitja: Marrin dy enë kuzhine dhe në njërën shtojmë të verdhat e vezës në tjetrën të bardhat, tek të verdhat e vezëve shtojmë sheqerin, gjalpin dhe përbërësit e tjerë duke i përzier me mikser. Pastaj të bardhat i përzijemë derisa masa të bëhet kremoze dhe i bashkojmë me masën tjetër duke i përzier ngadalë me lugë.
Pasi të jetë e gjithë masa gati e qesim në tespi të lyer në 26cm dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 20 minuta. Kur të piqet e lëmë pak të ftohet dhe e ndajmë në dy pjesë.
Më pas përgatisim fillin me çokollatë, në një enë shtojmë pudingun, miellin, sheqerin dhe sheqer vanilen, i tretim me 150ml qumësht ndërsa pjesën tjetër të qumështit e qesim të vlojë. Pasi vlonë pak e shtojmë pudingun dhe e ziejmë, pasi ta largojmë nga zjarri i shtojmë çokollatën dhe ajkën e ëmbël.
Tek filli me djathë dhe kokos e përziejmë me mikser ajkën e ëmbël i shtojmë maskarpone, sheqerin, vanilen, kokosin, çokollatat rafaello të grimcuara dhe lajthit duke e përzier me mikser në shpejtësi të ulët.
Tek filli i tretë ajkën e ëmbël e ngrohim i shtojmë çokollatën dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Përgatija e tortës bëhet në këtë mënyrë. Marrim petën e parë e lyejmë me fillin me djathë dhe kokos, fillin e tretë dhe fillin me çokollatë, shtojmë petën tjetër dhe përsëri e lyejmë në këtë mënyrën sipër.
Në fund sipër i vendosni nga një copë çokollate rafaello për dekorim dhe kokos sipër sipas dëshirës, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Leonora. Ju bëftë mirë!