Përbërësit:
2.5 kg karota, 2 copa hudhër, 4 speca të gjelbër djegës, 2 tuba majdanoz, 50gr kripë,
100ml uthull, 50ml vaj, pak konservans.
Përgatitja:
Së pari perimet i pastrojmë mirë më pas karotat, specat dhe hudhrën i presim rrath rrath kurse majdanozin e presim imët dhe krejt këtë e përziejmë mirë në një enë të thellë.
Më pas ua hedhim kripën, vajin, uthullën dhe pak konservans, e përzieni mirë dhe lëreni 30 minuta që ta lëshoj lëngun. Këtë masë e qesim në tegulla e shtypim me dorë dhe e mbyllim hermetikisht dhe e lëmë në një vend të errët dhe të ftohtë për disa ditë. Ju bëfshin mirë !