Përbërësit:
400gr dredhëza (luleshtyrdhe),100gr miell, 50gr gjalpë, 40gram sheqer,1 limon, kripë.
Përgatitja:
Si fillim përgatisim pjesën e brumit. Marrim dhe bashkojmë në një enë miellin, sheqerin, gjalpin dhe pak kripë. I punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte.
Nga ana tjetër ndajmë në pjesë dredhëzat dhe i hedhim pak lëng limoni dhe pak sheqer. Më pas i shtrojmë në një tavë qeramike apo porcelani dhe sipër i shtrojmë grimcat e brumit duke mbuluar gjithë sipërfaqen. E vendosim në furrë për 30 minuta në tempëraturë 180 gradë C.
Ju bëftë mirë! /pergatit.com