Përbërësit: 300ml qumësht, 1 lugë gjelle maja buke, 1 lugë e vogël sheqer, 1 lugë e mesme kripë, 1 vezë, 600gr miell.
Për mbushje: sos domatesh, sallam ose suxhuk, 1 qepë, 1 spec i kuq, kaçkavall, djathë mocarela, 1 të verdhë veze për lyerje sipër.
Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 300ml qumësht të cilën e vendosim në zjarr dhe e ngrohim qumështin, më pas në një gotë të ujit shtojmë një lugë gjelle maja buke, një lugë e vogël sheqer, një lugë e mesme kripë, më pas tek gota shtojmë pak nga qumështin të cilin e kemi ngrohur siç e shikoni në video.
E përziejmë masën me lugë që të trete mirë maja e bukës dhe përbërësit e tjerë, pjesën tjetër të qumështit e hedhim në një enë tjetër kuzhine dhe në të shtojmë një vezë, një lugë gjelle vaj dhe e përziejmë masën me tel kuzhine. Më pas tek kjo masë shtojmë masën e përgatitur më parë me maja buke.
Pastaj tek masa shtojmë 600gr miell, e përziejmë fillimisht me tel kuzhine më pas me dorë ose me makinë brumi, derisa të fitojmë një brumë të trash dhe të butë. Brumin e mbulojmë sipër me qese kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për një orë.
Pasi brumi të jetë gati, e hollojmë dhe formojmë kulaçe ashtu siç e shikoni në video. Më pas i hollojmë kulaçet në peta dhe i lyejmë sipër me sos domatesh, më pas tek peta shtojmë sallam ose suxhuk, qepë të grirë, spec të kuq të grirë, kaçkavall, dy feta djathë mocarela.
Më pas e palosim petën në anën tjetër siç e shikoni në video dhe i bëjmë një rrethe me duar që mos të na del masa jashtë tepsisë gjatë pjekjes. Kështu vazhdojmë edhe me petët e tjera, pasi samunat të jenë gati i vendosim në tepsi me letër kuzhine dhe i lyejmë sipër me të verdhën e vezës.
E fusim tepsinë në furrë për pjekje dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë C për 30-35 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra, i lëmë të ftohen për pak më pas i shërbejmë. Ju bëfshin mirë!