Përbërësit: oriz, mish i bluar viç, spinaq, qepë, hudhër, 2 gota ujë të vluar, gjalpë (margarinë), kripë, vegetë, biber të kuq, biber të zi.
Përgatitja: Fillimisht marrim një tigan dhe shtojmë vaj, në tigan hedhim një gotë oriz dhe e fërgojmë duke e përzier me lugë druri, më pas tek orizi shtojmë 2 gota ujë të vluar, 1 lugë të çajit kripë, e përziejmë orizin me lugë më pas e mbulojmë me kapak dhe ia ulim temperaturën derisa ta shterë të gjithë ujin.
Pasi të shterët uji, e mbulojmë sipër me një leckë kuzhine dhe e lëmë anash, më pas në një tigan tjetër shtojmë vajin, qepën dhe hudhrën të cilat i kemi grirë paraprakisht më pas i fërgojmë duke i përzier me lugë druri. Pastaj shtojmë mishin e bluar, 1 lugë të mesme kripë dhe vegetë, 1 lugë të mesme biber të kuq dhe pak biber të zi dhe e përziejmë mirë masën derisa të fërgohet mishi.
Marrim pastaj gjethet e spinaqit të cilat i kemi pastruar më parë dhe i kemi vendosur në një tepsi, gjethet e spinaqit duhet të jenë të mëdha ashtu siç i shikoni në video. Më pas tek gjethet e spinaqi shtojmë ujë të vluar dhe i shtypim me anë të një luge ashtu siç e shikoni në video dhe i mbulojmë me kapak për 10 minuta.
Pas 10 minutave gjetheve të spinaqit ua largojmë ujin, më pas marrim mishin e bluar dhe e shtojmë tek orizi dhe e provojmë se a ka mjaftueshëm kripë, pastaj i mbushim gjethet e spinaqit me këtë masë ashtu siç e shikoni në video dhe i renditim në tepsi.
Më pas shkrijmë 50gr gjalpë (margarinë), pasi të shkrihet gjalpi hedhim në të pak kripë dhe i lyejmë sarmet sipër si në video. I vendosim më pas në furrë, në fillim në 150 gradë C kurse pas 10 minutave e ulim temperaturën në 100 gradë C dhe i lëmë të qëndrojmë përafërsisht në furrë për 25 minuta.
Pasi i largojmë nga furra i lëmë që të ftohen për pak më pas i shërbejmë sipas dëshirës me kos. Ju bëfshin mirë!