Pse s’duhet të flini më në anën e djathtë ose në bark

Disa prej problemeve më serioze kronike si thartira në stomak dhe dhimbja e shpinës shkaktohen nga pozita e keqe e të fjeturit. Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të bësh gjumë të mirë dhe fjala nuk është vetëm për rehatinë. Ju duhet ta bëni atë që është më e mirë për trupin tuaj. Gjumi duhet të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë, të cilit duhet t’i kushtojmë rëndësi dhe t’i kontrollojmë mirë zakonet e gjumit.

Ne në pergatit.com gjetëm se disa prej problemeve që i hasim në jetën e përditshme mund të kenë lidhje me pozitën më të zakonshme të fjetjes, si fjetja në bark ose në anën e djathtë – dhe pse ndodh kjo.

Shkakton thartirë në stomak

Të flini në anën e djathtë ose në shpinë mund të shkaktoni një problem të quajtur ‘Sëmundja e Refluksit Gastroezofagal’ ose të përkeqësoni këtë problem nëse e keni. Kjo ndodh kur acidi dhe përbërësit e tjerë në stomak, çohen dhe shkojnë në ezofag. Valvula që parandalon kthimin e acidit nga zona e stomakut nuk mund të kontrollojë refluksin për shkak të peshës në këtë pozitë dhe përmbajtja e stomakut sillet në fund të ezofagut, duke shkaktuar djegie apo thartirë, shqetësim, shije acidi në gojë, erë të keqe të gojës dhe ndonjëherë edhe dhimbje në gjoks, transmeton pergatit.com.

Është më mirë të:

Flini në anën e majtë dhe lëreni në pozitë të pjerrët pjesën e sipërme të trupit tuaj. Kjo është dëshmuar se i ndihmon njerëzit që përjetojnë GERD, duke lehtësuar thartirën dhe djegien. Në këtë pozitë të gjumit, stomaku është në atë pozitë që e detyron ushqimin të qëndrojë në stomak dhe të mos dalë jashtë në pjesën e lartë të tij dhe jashtë valvules së ezofagut.

Është keq për shpinën

Kjo pozitë e gjumit është e lidhur me dhimbjen kronike të shpinës, thuhet sipas ekspertëve. Presioni që i jepet shpinës gjatë natës në këtë pozitë është shumë i madh për shkak se pesha më e madhe e trupit mbahet në këto pjesë. Shpina nuk është në pozitën e saj natyrale dhe kjo është arsyeja pse ndjeni mpirje kur ndryshoni pozitat.

Është më mirë të:

Nëse nuk mund të flini në ndonjë pozitë tjetër, atëherë rregullojeni këtë pozitë në një mënyrë që e ndihmon shpinën të lakohet në mënyrë natyrale. Vendosni dy jastëk nën trup, një nën “legen” dhe një tjetër nën kokë. Edhe pse, pozita më e mirë e gjumit për të reduktuar dhimbjen në shpinë është ta bëni gjënë e njëjtë kur rrini shtrirë në shpinë ose ktheheni në njërën anë me një jastëk nën kokë dhe një nën këmbë, transmeton pergatit.com.

Mund të shkaktojë probleme kronike të qafës

Është e pamundur të merrni frymë siç duhet kur flini në bark nëse nuk e ktheni qafën në njërën anë. Kjo pozitë mund të çojë në zhvillimin e problemeve kronike të qafës, si pezmatim i disqeve, për shkak se koka dhe shpina janë në atë pozitë që qafa detyrohet të dredhet. Shumë eshtra në boshtin kurrizor mbrohen nga disqet. Të flesh vazhdimisht në këtë pozitë mund t’i dëmtojë ata dhe të shkaktojë dhimbje kronike.

Është më mirë të:

Fjetja në shpinë është pozita më natyrale për krejt trupin. Mjekët ua këshillojnë këtë pozitë njerëzve që kanë probleme me shpinë dhe dhimbje nga artriti. Mund të vendosni nga një jastëk nën secilin krahë, për të çliruar qafën nga pesha dhe presioni.

Mund të shkaktojë presion shtesë tek foshnja

Nëse jeni gati për t’u bërë nënë, duhet të keni shumë kujdes me pozitën e gjumit, jo vetëm për foshnjën, por edhe për vetë shëndetin tuaj. Fjetja në stomak është pozita numër një të cilën duhet ta shmangni, për shkak se pesha shtesë në mes të trupit tuaj vendos shumë presion në shpinë. Për më tepër, kjo pozitë nuk i jep foshnjës hapësirën e nevojshme për të lëvizur lirshëm. Mjekët këshillojnë gratë shtatzëna të flenë në anën e majtë, pasi kjo pozitë rritë qarkullimin e gjakut dhe ofron mjaftueshëm oksigjen për nënën dhe foshnjën, transmeton pergatit.com.

Mund të shkaktojë rrudha në fytyrë

Kur flini në stomak ose në njërën anë, gjithmonë njëra anë e fytyrës është e zënë. Studime të ndryshme kanë treguar se këto dy pozita janë gjëja më e keqe që mund t’ia bëni fytyrës, pasi presioni që i vendoset njërës anë të lëkurës së fytyrës mund të shkaktojë rrudha me kalimin e kohës. Fjetja në shpinë është zgjidhja më e mirë për të evituar rrudhat.

Shton presion të panevojshëm në gjoks dhe mund të shkaktojë probleme

Gratë duhet ta dinë se cila pozitë e gjumit duhet evituar për shëndet më të mirë të gjoksit. Ekspertët thonë se kur flini në stomak ose shpinë, ju i shtoni presion të panevojshëm gjoksit, që mund të shkaktojë dhimbje në disa raste. Në anën tjetër, fjetja në njërën anë mund të shkaktojë varje të gjoksit. Provoni të flini në shpinë. Kjo ndihmon edhe në relaksimin e gjoksit, pa shtuar presion shtesë. /PERGATIT.COM