Përbërësit: 1.5kg patate, 0.5kg mish të bluar viçi, 1 qepë, kripë, veget, biber të zi.
Përgatitja: Fillimisht marrim një tigan, hedhim vaj dhe në të shtojmë mishin e bluar dhe qepën të cilën e kemi grirë imët paraprakisht. Më pas marrim patatet i qerojmë, i pastrojmë mirë dhe i presim në formën që dëshirojmë, ose në formë të gjatë sikur pomfritat.
Më pas patatet i hedhim në tepsi dhe ua shtojmë mishin me qepë që i kemi fërguar më parë, më pas u hedhim kripë, biber të zi, pak veget dhe përafërsisht një gotë uji të nxehtë dhe i përzijmë mirë me lugë.
Më pas e mbulojmë tepsin me folie në mënyrë që të zihet sa më mirë, pastaj e vendosim në furrë në temperaturë 250 gradë C për 40 minuta. Në ndërkohë ia largojmë tepsis folien dhe e lëmë që të qëndrojë ashtu në furrë përafërsisht edhe për 10 minuta.
Këtë drekë të shpejt dhe me pak përbërës e shoqërojmë me sallat sipas dëshirës ose turrshi. Receta u përgatit dhe u dërgua nga zonja Kosovare. Ju bëftë mirë!