Shampite – torta e vjetër që duhet ta provoni

Kush i mban mend shampitet që blinim tek pasticeria afër shkollës? Ishin aq të shijshme, të buta e nuk dinim të ngopeshim me to. E përse të mos provojmë t’i bëjmë vet në shtëpi e t’i shijojmë po me atë kënaqësi që i shijonim sa ishim në shkollë?

Përbërësit për tetë persona:

Për petën: 6 të kuq të vesë, 6 lugë gjelle sheqer, 6 lugë gjelle vaj, 6 lugë gjelle miell, 1 lugë pluhur pjekurinash.

Agda: 500 gr sheqer, pak ujë. Masa e bardhë: 6 të bardhë të vesë dhe agda e përgatitur

Përgatitja: Të kuqtë e vezëve rrahini bashkë me sheqerin, pastaj shtoni vajin, miellin dhe pluhurin për pjekurina.

Petën e formuar piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta. Ndërkohë përgatisim agdën. Tek sheqeri hedhim aq ujë sa të mbulohet ai dhe e vëmë në zjarr derisa të nis të vlojë. Pas kësaj e largojmë nga zjarri.

Njëkohësisht përgatisim edhe masën e bardhë duke rrahur mirë të bardhët e vezëve derisa të krijohet shkumë e fortë. Pastaj ia shtojmë gradualisht edhe agdën e përgatitur, ndërkohë që masën e rrahim vazhdimisht me mikser.

Masa rrahet derisa telat e mikserit të hasin në vështirësi derisa miksojnë masën. Këtë masë ia hedhim sipër petës së pjekur, e lëmë të ftohet dhe e prejmë në format e dëshiruara.

Ju bëftë mirë! /pergatit.com