Përbërësit: 6 vezë, 2 gota e gjysëm të ujit sheqer, 120ml lëng limoni, 300gr kos (jogurt), 300ml vaj, 680gr miell, 2 pako pluhur për pjekje (pecivë), pak kripë (me maje të gishtave).
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë së pari vezët me sheqerin, i rrahim mirë me tel kuzhine ose me mikser. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit një nga një, duke i rrahur mirë me tel kuzhine deri sa të bëhet një masë homogjene.
Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi me letër pjekje, e fusim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë C dhe e pjekim për 30-40 minuta. Por mos harroni e testoni vazhdimisht me një rrëmojce që mos të ju digjet keku.
Sipër e dekoroni në këtë mënyrë, merreni një pako sheqer pluhur dhe shtoni pak ujë të vluar, përzijeni mirë dhe me këtë e lyeni kekun sipër. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Neri. Ju bëftë mirë!