Sheqerpare me kokos që shkrihet në gojë

Përbërësit: 2 vezë, 1 gotë e çajit sheqer pluhur, 1 sheqer vanilje, 50ml vaj (një gotë të çajit), 250gr gjalpë të shkrirë (margarinë), 1 gotë të çajit kokos, 500gr miell, 12gr pluhur për pjekje (pecivë).

Për sherbetin: 500gr sheqer, 300ml ujë, 2 copëza limoni.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine shtojmë 2 vezë, 1 gotë të çajit sheqer pluhur, një sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas shtojmë 50ml vaj, 250gr gjalpë të shkrirë, 1 gotë të çajit kokos më pas përsëri e përziejmë masën me tel kuzhine.

Pasi i kemi hedhur të gjithë këta përbërës dhe e kemi përzier masën me tel kuzhine, shtojmë 500gr miell, 12gr pluhur për pjekje më pas e përziejmë masën me duar ngadalë deri sa të formojmë një brumë të butë dhe të shkriftë. Pastaj marrim një tepsi për ëmbëlsira, e lyejmë me gjalpë dhe formojmë sheqerparet në formë rrumbullake.

Ashtu duke i formuar sheqerparet me dorë, i vendosim një nga një në tepsi më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 25 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra, në ndërkohë marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe përgatisim sherbetin.

Në tenxhere shtojmë 500gr sheqer, 300ml ujë, 2 copëza limoni dhe e ziejmë për 10 minuta. Pasi sherbeti të zihet e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas me anë të një luge sheqerpareve të ngrohta ua shtojmë sherbetin e nxehtë. Bëhen shumë të shijshme dhe nuk marrim shumë kohë në gatim. Ju bëfshin mirë!