Përbërësit: 4 vezë, 1.5 gotë sheqer, një gotë vaj, 18 lugë miell, 4 molla mesatare, një çokollatë për gatim, një pecivë, 2 sheqer vanilje.
Përgatitja: Vezët, sheqerin dhe sheqer vaniljet i tundim me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj, në masë e shtojmë edhe vajin dhe pecivën, dhe ia shtojmë edhe miellin.
Mollat i grijmë në copa të vogla dhe i shtojmë në masën e përgatitur. Masën e hedhim në tepsi dhe e fusim për pjekje. Pasi të piqet, ia hedhim përmbi një çokollatë e cila shkrihet në avull me pak vaj. Ju bëftë mirë!