Përbërësit: 1 qeskë krem vanilje, 1 qeskë krem çokollate, 1 qeskë krem karameleje, 2 pako bisktota, 1 çokollatë dhe qumësht për përgatitjen e kremrave ( masa tregohet në qeskë ).
Përgatitja: Fillimisht marim një tepsi dhe shtrojmë një shtresë me biskota, më pas i hedhim kremin e vaniljes të cilin e kemi përgatitur më parë sipas udhëzimeve në qese. Më pas sipër kremit të vaniljes shtrojmë prapë një shtresë tjetër me biskota.
Më pas sipër biskotave shtojmë kremin e çokollatës që e kemi përgatitur më parë, pastaj shtrojmë shtresën e fundit me biskota dhe nga lart i hedhim kremin e karameles.
Në fund sipër ëmbëlsirës hedhim çokollatë të grimcaur dhe pak biskota të thërmuara. E mbulojmë dhe e lëmë tërë natën në figorifer. Përgatitet shpejt dhe bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!