A ka mundësi që e keni pasur COVID-19 dhe nuk e keni kuptuar? Ka mundësi, janë shenjat. “Shumica e njerëzve që infektohen me koronavirus përjetojnë simptoma, ku më të zakonshmet janë temperaturë e lartë dhe koll i thatë dhe i vazhdueshëm. Një përqindje e vogël e njerëzve përjetojnë simptoma më të rënda”, shpjegon Dr. Daniel Atkinson, udhëheqës klinik në Treated.com.
Megjithatë, për shkak që koronavirusi ka shumë simptoma – ku disa prej tyre janë të njohura dhe vështirë vërehen ose ngatërrohen me diçka tjetër – mund të mos vërehet fare dhe të mos diagnostikohet.
Më poshtë, Pergatit.com ju tregon shenjat që tregojnë se mund ta keni pasur koronavirusin – shenja këto të përmbledhura nga ekspertët amerikanë të shëndetit.
Këto janë shenjat se mund ta keni pasur koronavirusin:
- Hundë që rrjedhë, dhimbje fyti dhe bllokim të hundëve
- Humbje e sensit të shijes dhe nuhatjes
- Humbje apetiti
- Shkurtim i frymëmarrjes
- Lodhje dhe dhimbje trupi
- Skuqje të syrit
- Diarre ose të përziera
- Ethe
- Dhimbje muskujsh
- Kruarje
- Humbje koncentrimi
- Kollë i thatë
- Dridhje e trupit dhe të ftohtë
- Dhimbje e rëndë e kokës
- Dhimbje në gjoks
- Harresë
- Ke pasur grip në fillim të vitit
Ekziston veç një mënyrë e qartë dhe e saktë për të kuptuar nëse keni pasur koronavirus – dhe kjo përmes tetit të antitrupave, një test që konfirmon nëse dikush është infektuar me këtë virus më herët. Nëse mendoni se keni COVID-19, thirrni mjekun familjar.