Shenjat fatale që shfaq trupi ynë kur ka mungesë vitaminash

Të ndjekësh një dietë të ekuilibruar dhe mbi të gjitha të shëndetshme, mund t’i sigurojë trupit shumë përfitime shëndetësore. Por, edhe duke ndjekur dietat më strikte, ndodh që trupi të mos mjaftohet dhe ne të kemi mungesë të vitaminave thelbësore.

E gjithë kjo mungesë shoqërohet me disa simptoma të pakëndshme, të tilla si:

Flokë dhe thonj delikatë: Mungesa e biotinës në trup mund të shkaktojë flokë dhe thonj të brishtë. Sipas një studimi, individët që konsumojnë rregullisht të bardhë veze (të gjallë) mund të kenë mungesë të biotinës.

Një nga arsyet kryesore pse konsumimi i të bardhës së vezëve të gjalla mund të shkaktojë mungesë të biotinës është sepse përmban substancën avidin. Avidina është një proteinë lidhëse e biotinës, që do të thotë se kur konsumohet, zvogëlon absorbimin e biotinës.

Në studim u përmend se personat që konsumuan vezë të gjalla për një muaj me radhë patën rënie të flokëve dhe dobësim të thonjve.

Plagë të gojës: Ju janë shfaqur plagë në gojë, mishrat e dhëmbëve i keni shumë delikatë? Me siguri keni mungesë të hekurit ose vitaminës B në trup.

Sipas një studimi të publikuar në PubMed, 144 pacientë që kishin të tilla simptoma (afte në mukozën e gojës, plagë etj.)  kishin dy herë më shumë gjasa të kishin nivele të ulëta të hekurit.

Përveç kësaj, një tjetër studim që pati në fokus 60 pacientë të prekur nga ulcerat e gojës tregoi se 28,2% e atyre pacientëve kishin mangësi në të paktën një nga vitaminat e mëposhtme: tiaminë, riboflavin dhe piridoksinë (vitamina B1, B2 dhe B6). Mishra dhëmbësh të gjakosur: Ndonjëherë kur i pastroni dhëmbët në mënyrë agresive, ju përfundoni me mishra të gjakosur. Kjo do të thotë se dietës suaj i mungon vitamina C, e cila mund të shkaktojë mishrat e gjakosur.

Lëkurë e plasaritur dhe me zbokth: Lëkura me luspa dhe zbokth mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si mungesa e vitaminës B6. Kjo gjendje kryesisht prek pjesën e kokës dhe skalpit.

Arsyeja pse ndodh kjo gjë është se vitamina B6 është e rëndësishme për prodhimin e qelizave të reja. Pra, kur ekziston një shqetësim në aftësinë e qelizës për rigjenerimin dhe zëvendësimin e tyre, mund të shkaktohet skuqje, plasaritje e lëkurës etj. Rënie e flokëve: Mungesa e vitaminës D lidhet me alopecia, gjendjen autoimune që shkakton arna të mprehta në lëkurën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit. Mungesa e kësaj vitamine në trup shkakton rënien e flokëve, ndaj përpiquni që ta pasuroni me secilën prej vitaminave të mësipërme dietën tuaj të përditshme.