Si ta grini qepën pa ju lotuar sytë

Të gjithë ne e pyesim vetën nganjëherë se përse lotojmë kur grijmë qepët, por jo gjithmonë i dimë arsyet dhe metodat si ta parandalojmë që sytë tanë të mos na djegin dhe lotojnë deri sa e grijmë një qepë.

Sapo fillojmë të pastrojmë qepën e parë, fillojnë sytë të lotojnë. Arsyeja që kjo ndodh është sepse gjatë zhvillimit të tyre qepët absorbojnë squfurin. Gjatë prerjes së tyre në feta ato lëshojnë një substancë kimike dhe gazra të cilat irritojnë sytë.

Lotët janë vetëm një formë mbrojtjeje, reagim nga trupi ynë para një substance të huaj. Por në kontakt me lotët, çlirimi gazit çon në formimin e acidit sulfurik dhe kështu sytë tanë do të lotojnë akoma edhe më shumë.

Përbërësi më i shpeshtë i specialiteteve të njelmëta është qepa, vaji eterik i së cilës irriton sytë dhe krijon probleme në kuzhinë. Mirëpo, disa veprime mund t’ju ndihmojnë që përgatitjes së ushqimit t’i qaseni me më shumë kënaqësi.

Në qoftë se ato i hidhni në ujë të nxehtë, t’i mbani në akull apo të mbani një copë të vogël buke në gojë derisa i grini qepët, qepa më nuk do t’ju bëjë telash.

Por a e dini se mund ta qëroni qepën pa ju djegur ose lotuar sytë, ja disa ide shumë të mira se çfarë të bëni që të mos ju djegin sytë ndërkohë që do qëroni qepë:

  1. Qërojini qepët duke e mbajtur rubinetin e ujit hapur.
  2. Vendosni pak tul buke në gojë.
  3. Lyejeni me pak lëng limoni tehun e thikës.
  4. Para se ti grini, largojauni cipën sipër dhe lërini për 15 minuta në ujë me limon.
  5. Futni qepët ashtu si janë për 1 minutë në ujë të ngrohtë, më pas nxirrni ua prisni fundin dhe majën dhe shtrëngojeni fortë cipën ajo ka për të dalë lehtësisht.
  6. Futni 1 orë para se ti qëroni në frigorifer, i ftohti bllokon enzimën përgjegjëse që shkakton djegien.
  7. Kur ti qëroni dhe kur ti prisni vendosni syze noti. /pergatit.com