Përbërësit: 400gr biskota të bluara, 2 gota qumësht, 1 margarinë, gjysmë gote sheqer, 1 pako kokos, 2 lugë kakao, 1 pako mak, 1 pako rrush të thatë.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 2 gota qumësht, 1 margarinë dhe i vlojmë së bashku në temperaturë mesatare, pasi vlon qumështin me margarinë e largojmë nga zjarri dhe në të shtojmë 400gr biskota të bluara, gjysmë gote sheqer, një pako kokos, dy lugë kakao, një pako mak dhe një pako rrush të thatë.
Pasi t’i keni shtuar të gjithë përbërësit, e hidhni masën në tepsi dhe ia jepni formë e dëshiruar më pas e lini në frigorifer një orë sa të forcohet. Dhe në fund një çokollatë të shkrirë ia hidhni mbi dhe arra të bluara. Ju bëftë mirë!
Receta për pergatit.com u sugjerua nga Saranda Vllasaliu.