Përbërësit: 10 vezë të freskëta fshati, 10 lugë sheqer, 10 lugë miell.
Përbërësit për sherbet: 1kg sheqer, 5 gota ujë, një qeskë sheqer vanilje, 4 rrathë të hollë limoni.
Përgatitja: Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë, poshtë që të mos ulet brumi.
Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmiellur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë, pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 160-170 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet, pasi të ftohet i hidhet sherbeti i vakët.
Udhëzime për sherbetin: Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë minuta në zjarr të ulët, largohet nga zjarri, i shtohet edhe një filxhan kafe ujë i ftohtë. Ju bëftë mirë!