hudhër turshi

Si të bëni hudhër turshi, që ta përdorni më vonë në ushqime?

Ndoshta nuk keni dëgjuar më herët, por po. Italianët bëjnë hudhër turshi për ta ruajtur atë për një kohë të gjatë dhe për ta përdorur më vonë nëpër ushqimet e tyre.

Pse mos ta bëjmë edhe ne? Për këtë recetë ju duhen:

  • 1kg hudhra
  • Borzilok
  • Gjethe dafine
  • Kokrra piperi
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Qëroni hudhrat dhe vendosni thelpinjtë në një enë me ujë dhe hidhni një lugë gjelle kripë dhe lërini të qëndrojnë për 30 minuta. Më pas në një enë tjetër vendosni ujë, shtoni dy lugë gjelle kripë.

Largoni hudhrat nga ena e parë dhe vendosini në enën e dytë që t’i zieni në temperaturë mesatare për 5 minuta. Largojini nga nxehtësia dhe thani. Vendosni gjethet e dafinës dhe hudhrat në kavanoz qelqi, hidhni kokrra piperi dhe gjethe borziloku.

Hidhni vaj ulliri dhe mbyllini dhe vlojini kavanozat në ujë për t’u mbyllur mirë. Ju bëfshin mirë!