Pastat italiane Carbonara janë një ndër ushqimet më të pëlqyera. Përgatitja e tyre në shtëpi kurrë nuk ka qenë më e lehtë.
Për përgatitjen e tyre ju duhen:
- 6 të verdha të vezës
- Piper
- 50g djathë permazan
- 40ml ujë për gatim
- 150g proshutë
- 300g pasta
Udhëzimet:
Në një tigan, fërgojeni proshutën në temperaturë mesatare me pak vaj. Në ndërkohë, rrihni vezët, shtoni djathin, piperin dhe pak ujë nga pastat.
Gatuani pastat derisa të zbuten mirë, kullojini ujin dhe vendosini në tiganin me proshutë. Largojeni tiganin nga temperatura dhe shtoni përzierjen e vezëve.
Përzieni të gjitha bashkë mirë, shtoni piper dhe spërkatni me djathë permazan sipër para se t’i shërbeni. Ju bëfshin mirë!