Shumica e amvisave sot praktikojnë mjete natyrale për pastrim në amvisëri për shkaqe ekonomike dhe shëndetësore, mirëpo e pakontestueshme është që disa artikuj më mirë ndikojnë sesa kimikatet e shtrenjta.
Tashmë e dini se si limoni ka efekt të pakontestueshëm në dezinfektimin dhe eliminimin e yndyrave nga sipërfaqet. Pothuajse në “bashkëpunim” me sodën e bukës efikasiteti është i pamohueshëm. Këta dy artikuj heqin edhe njollat më të fuqishme nga cilado sipërfaqe. Uji i gazuar, gjithashtu, ka efekt në hapjen e gypave të mbyllur të kanalizimit. Megjithatë, ajo që nuk keni mundur ta imagjinoni, keçapi eliminon njollat nga shporeti dhe pastron enët si asnjë mjet tjetër, transmeton pergatit.com.
Çka ju duhet për pastrimin e enëve në këtë mënyrë: 1 sfungjer, keçap, shampon dhe ujë. Çfarë të bëni? Merreni sfungjerin, hidhni në të keçap dhe fërkoni me të gjygymat në të gjitha anët dhe enët tjera dhe do të shihni se do të shkëlqejnë si në foto.
Edhe pse duket e çuditshme në shikim të parë, kjo metodë është mjaft ekonomike dhe sapo ta provoni nuk do të zhgënjeheni asnjëherë. Në fund, pasi ti keni fërkuar me keçap, merreni pak shampon të enëve sa për t’i shpërlarë gjygymat dhe në fund lani vetëm me ujë të zakonshëm.