Përbërësit: Keku opsional (cili ju pëlqen, munda ta përgatitni vet ose ta bleni të gatshëm), ndahet në mes dhe laget me qumësht.
Për kremin: 400ml hoopla ( për ëmbëlsira), 400gr karamel i përgatitur në kushte shtëpie (jo i blerë), 200gr margarinë. Margarinën e përziejmë me mikser, shtojmë karamelin pastaj hoplën. E lyejme tortën, nëse keni dëshirë kremi me qenë më i trashë ia qesim një xhelatinë, nëse jo e leni ashtu sipas dëshirës).
Për dekorim: 150gr hopla (për ëmbëlsira), një lugë kafe kakao, 3 lugë nesquik i tundim me mikser, arra. Ëmbëlsira përgatitet mjaftë lehtë dhe bëhet shumë e shijshme. Receta u morë nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Suzana. Ju bëftë mirë!