Përbërësit: 3 vezë, 7 lugë sheqer, një pako kokos, një pluhur për pjekje (pecivë), 1 gotë e ujit vaj, miell sa të trashet brumi.
Për sherbetin: 6 filxhana të kafes turke sheqer, 2 gota ujë.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të gjithë përbërësit që i kemi cekur më lartë, i përziejmë mirë dhe në fund shtojmë miell deri sa të trashet brumi, sigurohemi që brumi të mbetët pak më i butë.
Pasi brumi të jetë gati, bëjmë toptha një nga një duke i lyer duart me vaj që të mos ngjitet brumi. I rendisim në tepsi dhe më pas i pjekim. Pasi pjeket sheqerparja e lëmë të ftohet për 5 minuta më pas i shtojmë sherbetin.
Sherbeti duhet të jetë i vakët, sipër e dekorojmë me kokos. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Brela. Ju bëftë mirë!