Përbërësit: Një margarinë, 3 pako karamela, 5 vezë, 5 lugë sheqer, 2 pako plazma, çokollatë për dekorim, lajthi për dekorim.
Përgatitja: Fillimisht marrim 3 pako me karamela dhe i shkrijmë së bashku me margarinën në temperaturë të ulët ngadalë.
Pasataj në anën tjetër tundim me mikser 5 vezë me 5 lugë sheqer derisa të shkumëzohen dhe të bëhet një masë kremoze, po këtë masë ia hedhim margarinës së shkrirë.
Më pas e rrisim pak temperaturën dhe të gjithave së bashku ua japim një valë, më pas ia hedhim 2 pako plazma fillojmë ti përziejmë mirë të gjitha së bashku e lëmë masën pak të ftohet për 2 minuta dhe më pas formojmë toptha të vegjël me ndonjë mjetë kuzhine.
Pasi ti kemi bërë toptha ua bëjmë nganjë vrimë në mes dhe po në atë vrimë i mbushim me çokollatë të shkrirë, krejt në fund ua vendosim nga një lajthi sipër si në foto. Receta u morrë nga maniakë të kuzhinës.