Përbërësit: 2kg speca somborka djegës, 1 lakër, kripë, 2 litra e gjysmë ujë.
Përgatitja: Fillimisht enën me ujë e vendosim në zjarr dhe në të shtojmë një lugë gjelle kripë, më pas e lëmë deri sa të vloj. Më pas vazhdojmë ta copëtojmë lakrën, e presim në feta shumë të holla siç e shikoni në video më pas i vendosim në një enë.
Tek lakra e grirë shtojmë 5 lugë kripë, pastaj i përziejmë me duar duke i shtypur deri sa të zbuten për 3 minuta. Lakrën e lëmë të qëndroj ashtu tërë natën, pasi të vloj uji e ndalim temperaturën dhe e lëmë që të ftohet pastaj vazhdojmë me specat.
Specat i pastrojmë mirë pastaj ua largojmë bishtat dhe farat, në çdo spec hedhim nga pak kripë ashtu siç e shikoni në video dhe i lëmë ashtu si lakrën të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Specat dhe lakrën i lëmë në temperaturë të dhomës dhe i mbulojmë sipër me një qese kuzhine.
Edhe ujin e lëmë gjithashtu gjatë gjithë natës që të ftohet, më pas të nesërmen i përgatisim turshit. Lakrave ua largojmë ujin që e kanë lëshuar gjithë natën duke i shtypur me dorë, më pas i mbushim specat me lakër. Specat e mbushur më pas i vendosim në kavanoz duke i palosur mirë, më pas tek kavanoza me speca shtojmë ujin që e kemi lënë të ftohet.
Pasi i mbushim kavanozat me ujë, i mbyllim me kapak dhe janë të gatshme. I lini të qëndrojnë në temperaturë të dhomës në një vend të errët për 5 ditë pastaj i mbani në frigorifer. Turshi janë të gatshme për 2-3 javë por prapë duhet ti provoni. Ju bëfshin mirë!