Supë me qofte për një drekë të shijshme

Një supë fantastike, tepër e lehtë në përgatitje dhe e cila vjen disi ndryshe nga të tjerat, pasi qoftet japin një tjetër aromë dhe shije falë erëzave. Ne jua sugjerojmë për drekën e sotme!

PËRBËRËSIT:

1 kokërr qepë të madhe
500 gr mish të grirë (viçi)
2 apo 3 feta buke të qullura dhe të shtrydhura mirë
2 lugë gjelle me miell
2 lugë gjelle gjalpë të pa shkrirë
rigon, dafinë, piper të zi, kripë
1 kokërr limon

PËRGATITJA:

Në një tenxhere vëmë 1 litër e gjysmë ujë të nxehet. Në një tenxhere tjetër vendosim 1 lugë gjalpë, gjysmën e qepës të grirë imët. Sapo të fillojë të skuqet qepa shtojmë miellin duke e trazuar me nxitim, që të mos na bëhet me topza melli. Më pas e heqim nga zjarri dhe shtojmë pak nga pak ujin e nxehtë duke trazuar.

Marrim mishin e grirë, i shtojmë kripën, rigonin, piperin, bukën e thërrmuar, gjysmën tjetër të qepës së grirë imët dhe e punojmë mirë e mirë me duar. Me anë të duarve bëjmë toptha të vegjël. Vendosim tenxheren ku përgatitëm lëngun në zjarr, shtojmë topthat që përgatitëm një nga një, pak kripë, limonin, një gjethe dafine. Vazhdojmë e ziejmë rreth 15 – 20 minuta.

Në një tigan të vogël skuqim një lugë gjalpë, shtojmë piper të kuq dhe kur të shërbejmë supën, i hedhim nga sipër gjalpin e përgatitur! Ju bëftë mirë!