Përbërësit: 200gr gjalpë (margarinë), 250gr miell, 1 pluhur pjekës (pecivë), 100ml qumësht, 200gr arra të grira, 100gr sheqer, 4 vezë, kanellë
Për shërbetin: 2 gota uji me sheqer, 2 gota ujë, lëkurën e 1 limoni, 1 filxhan kafeje me mjaltë.
Përgatitja: Fillimisht përgatisim sherbetin me përbërësit që i kemi cekur më lartë, e zijemë për 10 minuta dhe më pas e lëmë të ftohet.
Më pas në një enë kuzhine shtojmë vezët me sheqerin dhe i përziejmë me mikser për 5 minuta. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë, qumështin, pluhurin pjekës, arrat e grira, kanellën dhe miellin pak nga pak.
E përziejmë masën mirë me mikser ose tel kuzhine dhe pasi të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj, e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 175 gradë C për 35-40 minuta.
Pasi të piqet ëmbëlsira e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për 5 minuta. Më pas ëmbëlsirë ia hedhim sherbetin e ftohtë, e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për 1 orë më pas e servirim me arra të bluara.
Ju bëftë mirë!