Përbërësit: 3 vezë, 3 filxhanë vaj, 3 filxhanë qumësht, 2 lugë sheqer, një lugë gjelle majë buke (kfasac), një pluhur për pjekje (pecivë), sheqer vanilje, (miell dhe kakao në fund).
Përgatitja: I bëjmë bashkë të gjithë përbërësit e lartëcekur, iu hedhim miell derisa të trashet masa (përveç kakaon nuk e hedhim njëherë). Pastaj e ndajmë brumin në dy pjesë, njëra mbetet e bardhë ashtu me miell dhe tjetrën e bëjmë me kakao derisa të marrë ngjyrë. Nga të dy brumërat (bardhë dhe zi) bëjmë rrumbullakë të vegjël, i shtrijmë me dorë dhe më pas duke i bashkuar dhe rrotulluar bëjmë formën e bistekut.
Shërbeti: 1L ujë, sheqer sipas nevojës.
Këshillë për sherbetin: Vlojeni derisa të shkrihet sheqeri (10min max). Sherbeti duhet të jetë i nxehtë dhe torta e nxehtë. Ju bëftë mirë !